EULEX-i dënon një serb për krime të luftës

Trupi gjykues i përbërë nga gjykatësit e EULEX-it dhe ata vendorë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, e ka shpallur Zoran Kolicin fajtor për kryerjen e krimeve të luftës kundër të burgosurve në Burgun e Lipjanit. 

Për krimet e kryera në maj të vitit 1999 ai është dënuar me 14 vite burgim. Trupi gjykues e shpalli Kolicin fajtor në dy akuza për krime të luftës kundër popullatës civile dhe një akuzë për posedim të paligjshëm të armëve.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh, pasi ta kenë marrë atë me shkrim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button