Dafina dhe Ledri publikojnë puthjen e parë

Tashmë nuk përbën lajm lidhja mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulaj. Çifti prej kohësh janë tepër aktivë në facebook ku furnizojnë fansat e tyre jo vetëm me aktivitetet muzikore por edhe me moment nga jeta intime.

Gjithnjë e më tepër Ledri dhe Daffy publikojnë foto nga koncerte apo evenimente ku duken së bashku. Por, asnjëherë nuk kanë publikuar ndonjë foto që të konfirmojë lidhjen e tyre.

Derisa më në fund çifti ka vendosur që të publikojnë një video amatore në Twitter ku kanë filmuar veten e tyre duke u puthur. Pas çiftit Rozana Radi dhe Mc. Kresha, ata bëhen çifti i dytë për këtë vit që bëjnë publike lidhjen nëpërmjet një filmimi ku shfaqen duke u puthur./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button