Gjykata e Apelit mori vendimin për Lube Boshkoskin

Është marrë vendimi i Gjykatës së Apelit pas ankesës së liderit të BM-së, Lube Boshkoski, i njëjti do të prezantohet të mërkurën dhe atëherë do të dihet a është pranuar apo refuzuar.

Burime të Gjykatës së Apelit e konfirmojnë informacionin se vendimi është marrë, por përmbajtja e tij nuk lajmërohet sepse akoma nuk është vënë në letër.

Lube Boshkoski është akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe financim të paligjshëm të fushatës parazgjedhore. Policia e arrestoi në 6 qershor vitin e kaluar para restorantit Vodenica në Shkup dhe i gjeti 100.000 euro kesh. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button