Gazeta Bota Sot ka shpikur tekstin se Erdogani mbështet Shqipërinë e Madhe

Gazeta “Bota Sot” e Prishtinës ka shpikur tekstin në të cilin kryeministri turk Rexhep Erdogan gjoja ka mbështetur të drejtën e shqiptarëve për vetëpërcaktim dhe formim të shtetit të madh dhe ofron ndihmë ushtarake në realizimin e këtij qëllimi, tha ambasadori i Turqisë në Serbi, Ali Riza Çolak.

Ai fuqishëm i demantoi pohimet kontestuese, duke paralajmëruar opinionin se me gënjeshtra të tilla dikush me vetëdije tentoi t’i përkeqësojë marrëdhëniet e mira të Serbisë dhe Turqisë.
Çolak në deklaratën ashpër demonstroi se Erdogan ka dhënë deklaratën kontestuese për Kosovën. Fillimisht një deklaratë e tillë është publikuar në sajtin Kosova, e më vonë vet kërkuan falje për këtë”, tha Çolak.

Gazeta “Bota Sot”, publikoi se Erdogan para do kohe gjatë vizitës në Prishtinë kinse ka thënë se “shqiptarët kanë të drejtë në vetëpërcaktim dhe formim të shtetit të madh, dhe se Turqia , nëse është e nevojshme do t’u ndihmojë në qëllimet e tyre”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button