Reshjet e borës e bllokuan rrugën Tetovë-Sellcë-Vicë (FOTO)
Reshjet e borës që kanë përfshirë rajonin e Pollogut kanë filluar të bllokojnë edhe rrugët në malësisë e Sharrit të Tetovës, raporton Portalb.mk.
Banorët e fshatit Vicë për Portalb njoftojnë se reshjet e borës kanë bllokuar rrugën Tetovë-Sellcë-Vicë.
Në fotot që ka siguruar Portalb mund të shihet se si veturat janë bllokuar në rrugën Tetovë-Sellcë, ndërsa situatë akoma më e vështirë është edhe në rrugën Sellcë-Vicë. Deri më tani në këtë aks rrugor asnjë automjet për pastrimin e borës nuk ka kaluar dhe rruga vazhdon të ngelet e bllokuar.