Qendra Evropiane SN7 festoi “Ditën e Evropës”

Në kuadër të festimit të “Ditës së Evropës”, 9 Majit, organizata joqeveritare nga Tetova, Qendra Evropiane SN7, organizoi punëtorinë njëditore me temë: “Evropa, ti dhe unë”.

Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie nëpërmjet debateve e diskutimeve frytdhënëse, replikave të ndryshme dhe ushtrimeve praktike shprehën idetë e tyre se si duhet të jetë Evropa në të ardhmen, cilat duhet të jenë prioritet e këtij unioni apo cilët duhet të jenë kriteret për anëtarësim të shteteve të reja në BE, duke aluduar në rastin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. 

“Qëllimi i organizimit të kësaj punëtorie është dhënia e një kontributi modest për kuptim më të qartë të vlerave evropiane për të jetuar të bashkuar në dallime. “Formësimi i të ardhmes evropiane pa mëdyshje se duhet të jetë prioritet i gjeneratave të reja. Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie me karakter rajonal që vinin nga Maqedonia, Kosova dhe Lugina e Preshevës, në mbarim të aktiviteteve u ndanë të kënaqur me mbarëvajtjen e kësaj punëtorie, me njohuritë e fituara rreth Bashkimit Evropian ” tha Fatos Veliu, sekretar gjeneral i Qendrës Evropiane SN7.

Punëtoria kreative “Evropa, ti dhe unë”, u realizua në formë interaktive dhe përbëhej nga tre sesione bazë: “Themeluesit e BE-së”, “Evropa ime” dhe kuisin “Testoni njohuritë tuaja – Kuisi i BE-së” ndërsa në fund, pjesëmarrësit e kësaj punëtorie njëditore u pajisën me certifikata kualifikimi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button