Kumanovë: Tribunë e të rinjve për Evropën

Aktivitetet për shënimin e Ditës së Evropës në Kumanovë sot kanë vazhduar me Panel diskutimin me temë  “Të rinjtë dhe Evropa – Trende dhe përvoja në fushën e politikës rinore” në organizim të Qendrës të së rinjve për dialog multikulturor dhe Info Qendrës pranë Komunës së Kumanovës. 

Lidhur me këtë tribunë Lindita Rexhepi, kryetare e Qendrës për dialog multikulturor, deklaroi:  
“Kemi tre diskutues që janë pjesë e panel diskutimit , pjesëmarrës reprezentativ nga BE, pastaj nga Agjencia nacionale për edukim dhe mobilitet si dhe nga Qendra për dialog multikulturor. Prezantimi dhe diskutimet kryesisht janë në kahje të asaj se si të rritet pjesëmarrja aktive e të rinjëve dhe cilat janë trendet dhe zhvillimet momentale në Evropë dhe në nivel lokal në Kumanovë”.

Aktivitetet për shënimin e Ditës së Evropës në Kumanovë janë paraparë të mbahen tri ditë, kurse pritet të përfundojnë gjatë ditës së nesërme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button