Karateisti Veseli pritet nga kryetari i Komunës së Aerodromit
Karateisti i ri, Faik Veseli pas rezultatit mahnitës në Kampionatin Evropian në Soçi të Rusisë, ku u kurorëzua me medalje të argjendtë, është dekoruar me mirënjohje edhe nga i pari i Komunës së Aerodromit, kryetari Zllatko Marin.
Përveq karateistit Veseli, kryetari i kësaj komune mirënjohje u ka ndarë edhe dy pjesëmarrësve të tjerë me reprezentacionin e Maqedonisë Stole Smillkovski dhe Mario Svinarski, që të tre këta që janë banorë të komunës së Aerodromit.
Faik Veseli u rendit i dyti në konkurrencën e juniorëve në luftëra, ndërsa Stole Smillkovski përfundoi i pesti në kategorinë deri më 55 kilogram.
Komuna e Aerdoromit së shpejti do të bëjë thirrje për ndarjen e mbështetjes financiare për sportistët e talentuar, e qëllim që të ty japë shtytje të rinjve që të realizojnë ambiciet e tyre si dhe të ndikojnë në zhvillimin e sportit në këtë komunë.
Të përkujtojmë se Faik Veseli në dhjetor të vitit 2017 doli i pari në Kampionatin Ballkanik në Herceg Novi të Malit të Zi. /Portalb.mk/