Haradinaj, rrugës për në shtëpinë në Prishtinë

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka arritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” para pak çastesh mirëpo ende nuk ka dalë nga aeroporti.

Sipas reporteres së Express një makinë e EULEX-it është futur brenda përderisa interesimi i medieve është shumë i madh, pavarësisht se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë thirrje që Ramushi mos të këtë një përcjellje të këtillë mediale.

Nga ana tjetër nuk ka një interesim të madh të qytetarëve që kanë dalë për ta pritur ish kryeministrin, më përjashtim të 20-30 personave./ indeksonline

 

Lajme të ngjashme

Back to top button