Arrestohen dy policë në veri, të dyshuar në vrasjen e Ivanoviqit

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës (PK) dje kanë arrestuar dy zyrtarë të policisë në veri të Mitrovicës me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Manipulim me prova”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bëhet e ditur se me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Mitrovicë, hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë realizuar urdhëresën për bastisje në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se dy zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Manipulim me prova” të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe janë bastisur dy lokacione në Mitrovicën e Veriut si dhe është konfiskuar një revole e llojit TT si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme”, njofton IPK.

Hetuesit e IPK-së me vendim të prokurorit të shtetit kanë arrestuar dy të dyshuar (dy zyrtarë policorë të stacionit policor në Mitrovicën e Veriut) dhe të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button