VIDEO: Atletiko Madrid fiton Europa League

Atletico Madridi ka triumfuar në finale të Europa League duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në Arena Nationala në Bukuresht.

Ekipi nga kryeqyteti spanjoll luajti më mirë në fraksionin e parë të lojës duke arritur të realizojë dy gola.

Ishte minuta e shtatë kur Radamel Falcao pranoi një top nga Diego për ta kaluar Atleticon në epërsi.

Kolumbiani Falcao e dyfishoi epërsinë (34’) pas asistimit të Arda Turan dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, më të mirë në fushë ishin baskët, të cilët u përpoqën ta përmbysnin rezultatin duke krijuar raste, mirëpo nuk mundën ta thyenin mbrojtjen madrilene.

Ndërkohë që Bilbao nuk mund të shënonte, këtë e bëri Atletico me anë të Diegos, i cili fundosi çdo shpresë të baskëve në minutën e 85-të.

Atletico Madridi është fitues i Europa League për edicionin 2011/2012, ndërsa Athletic Bilbao do ta kërkojë një trofe këtë sezon në finale të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës.

Lajme të ngjashme

Back to top button