Raport: Përplasje e mundshme midis Rusisë dhe BE

Për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes për kontroll të armëve dhe tensioneve për shkak të stërvitjeve ushtarake është rritur mundësia e shpërthimit të luftës, thuhet në raportin vjetor të konferencës për siguri në Munih.

Në raportin të titulluar „Deri në fund – dhe mbrapa?“ përshkruhet presioni në rritje për shkak të Marrëveshjes për çarmatim bërthamor, vendosje të armëve shtesë dhe tensionet për shkak të stërvitjeve ushtarake, rritet rreziku nga konflikti i paqëllimshëm ushtarak midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

“Në gjendje kaq të tmerrshme, vlerësim i gabuar dhe mosmarrëveshje mund të sjell në konflikt të paqëllimshëm ushtarak”, theksohet në raportin, që është botuar në prag të Konferencës së Sigurisë në Munih, që do të mbahet nga 16 deri më 18 shkurt, ku do të marrin pjesë rreth 500 përfaqësues shtetëror dhe ushtarak nga Evropa, Afrika, SHBA, Rusia dhe vendet të Gjirit Persik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button