Orkestra e Koresë së Veriut pas 20 viteve mbajti koncert në Korenë e Jugut

 Orkestra e Koresë së Veriut “Samxhion” mbajti koncertin e parë në Korenl e Jugut pas pothuajse 20 viteve, ndërsa planifikon edhe një në hapjen e nesërme të Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang.

Koncerti i parë u mbajt në qytetin bregdetar të Koresë së Jugut Kanon. Ansambli, i cili përbëhet prej rreth 140 muzikantëve, ka performuar  kompozicione të Koresë së veriut dhe të Koresë së Jugut. Gjithashtu janë performuar edhe këngë perëndimore, në mesin e të cilave edhe një mjuzikëll nga Broduei “Fantazma nga opera”, transmeton MIA. 

Ky është koncerti i parë i ekzekutuesve të Koresë së Veriut në Korenë e Jugut pas viti 2000, kur një orketësr koreanoveriore e kaloi linjën e demarkacionit midis dy vendeve për spektakël, me të cilin më 15 gusht atëherë ishte shënuar Dita e Çlirimit të Gadishullit Korean.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button