Osmani: Pres mbështetje nga Norvegjia në periudhën kyçe për Maqedoninë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, ku diskutuan për bashkëpunimin bilateral, për mbështetjen e projekteve të cilat Mbretëria Norvegjeze ia siguron Republikës së Maqedonisë si dhe për aspiratat euro- atlantike të vendit tonë, transmeton Portalb.mk.

Gjatë takimit, siç thuhet në njoftim për media, zëvendëskryeministri Osmani theksoi se mbështetja bilaterale të cilën Mbretëria Norvegjeze i ja siguron vendit tonë për projekte në pjesën më të madhe janë paraparë për realizimin e qëllimeve më të rëndësishme strategjike të vendit- integrim në BE dhe NATO dhe shprehu kënaqësi që e njëjta është në rritje këtë vit. Osmani u falënderua për bashkëpunimin e shkëlqyer të deri tanishëm me Mbretërinë e Holandës, si dhe për mbështetjen e përgjithshme që Republika e Maqedonisë e merr nga ky vend në zbatimin e reformave, dhe mbështetjen nga ana e Norvegjisë për integrimet tona euro- atlantike.

“Maqedonia gjendet në një periudhë të rëndësishme, kur priten vendime të rëndësishme për integrimet tona evropiane dhe euro- atlantike, dhe në këtë moment në veçanti falënderues për çdo ndihmë dhe mbështetje nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtar”, deklaroi Osmani, duke shtuar se pret mbështetjen e Norvegjisë edhe në periudhën e ardhshme.

Osmani informoi ambasadorin edhe për përmbajtjen e Strategjisë së publikuar të Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, për rëndësinë të cilën Strategjia ka për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë, si dhe për perspektivën e gjithë rajonit.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se në periudhën e ardhshme në mënyrë të barabartë të vihet fokus në dy procese; mbylljen e gjitha projekteve të përfunduara nga bashkëpunimi ynë i deritanishëm si dhe planifikimin dhe nisjen e realizimit të projekteve të bashkëpunimit bilateral për këtë viti dhe më tej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button