Çështja e emrit, Zhbogar: BE nuk pranon shtete që kanë problem me fqinjët

Në lidhje me deklaratën e ministri të MPJ-së, Nikolla Dimitrov, ku tha se kur bëhet fjalë për identitetin nuk ka kompromis mes Maqedonisë dhe Greqisë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedonisë, Samuel Zhbogar deklaroi se që Maqedonia të përparojë në rrugëtimin e saj evropian, duhet të zgjidhet edhe problemi me emrin me Greqinë, raporton Portalb.mk.

“Siç e dini se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësorë janë ndër principet themelore të Bashkimit Evropian  dhe ka të bëjë me të gjitha shtetet. Të gjitha problemet që kanë të bëjnë me fqinjët, si kufijtë apo çështja e emrit duhet të zgjidhet para se të bëhemi pjesë e BE-s, pasi që BE-ja nuk pranon shtete që kanë çështje të hapura. Riaktivizimi i bisedimeve Maqedoni – Greqi, është një hap i mirë, ne nuk jemi pjesë negociuese, nuk kam hollësi dhe nuk mund të marrim pozitë në lidhje me këtë. Negociatat janë duke u zhvilluar dhe duhet të vazhdojnë në atë drejtim që të ketë zgjidhje”, tha Zhbogar.

Zhbogar si shembull për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore e përmendi marrëveshjen Maqedoni – Bullgari dhe të njëjtën e cilësoi tejkalim të çështjeve të ndjeshme.

“Në muajt e kaluar kemi parë disa hapa motivuese, si marrëveshja Maqedoni – Bullgari, që paraqet një mënyrë se si dy shtete arritën të tejkalojnë çështjet e ndjeshme, e veçanërisht tashmë që Bullgaria është kryesuese e BE-së”, tha Zhbogar.

Zhbogar komentoi edhe termin “historik” që krerët shtetëror të Maqedonisë, Greqisë por edhe të shteteve tjera që synon BE-në janë duke e përdorur për të përshkruar gjashtëmujorin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se yjet-shtetet janë rregulluar shumë mirë, duke aluduar në gjendjen e shteteve.

“Nuk më pëlqen fjala se viti 2018 është historik, por se është viti i rëndësishme sepse shumë yje janë rregulluar mirë. Kur u tha në fillim se nuk do të ketë zgjerim në Ballkanin Perëndimor, u pa se rajoni u shpërbë dhe mori kahe të gabuar. Tash rajoni ka fokus të qartë dhe KE do të ketë zgjedhje në maj të 2019 dhe deri atëherë ju mund të përparoni që të merrni një status të rëndësishëm. Tash e kemi Bullgarinë kryesuese, më pas vjen Austria, kjo do të ndikojë”, tha Zhbogar.

Ai kujtoi edhe njëherë se raporti i shtetit që do të publikohet në prill, Samiti që u njoftua nga Mogerini që do të mbahet në maj- i pari në 15 vitet e fundit dhe mbledhja e Këshillit Evropian që do të mbahet në qershor janë dëshmi se pse muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për Maqedoninë dhe tërë Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button