Spasovski: do të përmirësohet ligji për përcjellje të komunikimeve dhe ATO-s

“Reformat në Ligjin për ndjekjen e komunikimeve e imponojnë nevojën që ato të zbatohen në një proces transparent, me përfshirjen e të gjitha subjekteve të shoqërisë së Maqedonisë. Ky është proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për parandalimin e keqpërdorimeve në sistemin siç kanë ndodhur në të kaluarën”, këtë sot e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski para mediave pas takimit me homologun e tij shqiptar, Fatmir Xhafaj.

Spasovski i potencoi pasojat e përgjimit të pakontrolluar, më pas duke e theksuar shembullin në periudhën e kaluar kur për 11 vjet është zbatuar përgjimi masovik i qytetarëve.

“Kjo Qeveri, Ministria e Punëve të Brendshme dhe unë personalisht hymë në reforma, me qëllim të formimit të sistemit i cili mund të funksionojë dhe njëherësh nuk do të keqpërdoret. Në drejtim të reformave të suksesshme në sistem, procesi u zhvillua në transparencë të plotë, me përfshirjen e të gjithë faktorëve në shoqërinë e Maqedonisë, me shumë bisedime, debate me subjektet e interesuara, opinionin ekspert”, tha ai.

Lidhur me vendimin e ardhshëm ligjor që do ta rregullonte mënyrën e ndjekjes së komunikimeve, Spasovski e theksoi gatishmërinë e Qeverisë për pranimin e çdo propozimi i cili do të kontribuonte për përmirësimin e tij.

“Ne jemi të gatshëm për amendamente për vendimin e propozuar, kjo është demokracia për të cilën të gjithë luftuam. Si MPB me kujdes do të qasemi ndaj secilit prej tyre dhe nëse nuk paraqet shkelje të konceptit të paraparë për përforcimin e procesit reformues, çdo amendament i tillë mund të jetë pjesë e zgjidhjeve ligjore”, tha ai.

Potencoi se ekzistimi i vullnetit të mirë mund të kontribuojë për tekst të mirë në ligj në interes të qytetarëve dhe shoqërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button