Gjermani, digjitalizimi do të lë papunë 3.4 milionë persona

Në 5 vitet e ardhshme 3.4 milionë persona në Gjermani mund të humbasin punën e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një lajm të “Frankfurter Allgemeine Zeitung” të bazuar në Federatën e Industrisë së Informacionit Bitkom thuhet se në 5 vitet e ardhshme 3.4 milionë punonjës në Gjermani do të mbesin pa punë për shkak të digjitalizimit.

Në artikull thuhet se punën e tyre do ta bëjnë robotët dhe algoritmat, duke shtuar se duhet të përgatitet për në këtë proces me formula të reja të punësimit dhe të politikës sociale.

Duke llogaritur se 33 milionë persona në vend punojnë në punë me sigurim, më tej theksohet se kjo gjendje për ekonominë e shtetit nënkupton se çdo i treti nga prej 10 tyre do të mbesin pa punë. Sipas kësaj, çdo e katërta kompani e cila punëson më shumë se 20 persona po ballafaqohet me mbyllje për shkak të digjitalizimit.

Sipas Bitkomit në kompanitë e telekomunikacionit në vitet e 90-ta kishte 200 mijë punonjës ndërsa në ditët e sotme këto kompani kanë 20 mijë punonjës dhe kjo nënkupton uljen për 90 për qind të punësimit.

Në artikull thuhet se ky ndryshim kërcënon edhe fushat tjera si bankat, sigurimin dhe industrinë kimike.

Po ashtu pretendohet se në 20 vitet e ardhshme, gjysma e profesioneve aktuale do të zhduken.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button