Marrëveshja për fqinjësi të mirë e ka rritur tregtinë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

Tregtia midis Bullgarisë dhe Maqedonisë shënon rritje përafërsisht 11 për qind në vitin 2017, Në këtë rast, eksporti nga Bullgaria është rritur për tre për qind.

Si arsye për këtë analisti ekonomik Ljubomir Leviçarov e thekson marrëveshje e nënshkruar për fqinjësi të mirë midis të shteteve, transmeton TV Evropa bullgare.

Sipas ekspertëve, interesi për udhëtim për biznes në Maqedoni është rritur dyfish në krahasim me vitin e kaluar.

“Sipas hulumtimeve të vitit të kaluar interesi për relacione biznesi dhe udhëtime biznesi është rritur dyfish. Kjo ka të bëjë në marrëveshjen për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë deri në fund të vitit të kaluar”, thotë Leviçarov.

Sipas të dhënave të ekspertëve, kompanitë bullgare në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar kanë eksportuar mallra në vlerë prej 300 milionë euro në tregun e Maqedonisë, prej ku ndërkaq importi arrin 234 milionë euro.

Të dhënat statistikore tregojnë se pjesa më e madhe e mallrave të cilat Bullgaria i eksporton në Maqedoni janë nga fusha e elektroenergjetikës.

Analistët ekonomikë janë kategorik se tendencat e tanishme dhe rritja e këmbimit të mallrave midis Bullgarisë dhe Maqedonisë do të vazhdojë në vitet e ardhshme.

Në vitin 2016, këmbimi midis dy vendeve fqinje arrinte 639 milionë euro, kur pati rritje të eksportit nga Bullgaria në Maqedoni për 2,1 për qind, ndërsa ule në import për 5,5 për qind. Shumë të përafërt prej 649 milionë euro në këmbim është evidentuar edhe në vitin 2015.

Investimet nga Bullgaria në Maqedoni janë kryesisht në sektorin bankar të sigurimit, metalurgjisë, veprimtarisë ushqimore, hulumtimeve gjeologjike, teknologjitë informative-komunikuese dhe hoteleri.

Kryeministrat e Maqedonisë dhe të Bullgarisë Zoran Zaev dhe Bojko Borisov më 1 gusht të vitit të kaluar e nënshkruan Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, e cila më 23 nëntor të vitit të njëjtë rezultoi me nëntë marrëveshje për bashkëpunim në më fushë fusha, siç janë investime, energjetikë, turizëm, infrastrukturë, telekomunikime, mbrojtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button