Delavi: Qytetarët e Kosovës janë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale

Ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delavi, e përsëriti qëndrimin e Uashingtonit zyrtar se është kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Ai ka përgëzuar qytetarët dhe të gjithë ata që nuk e mbështesin shfuqizimin e Speciales.

“Populli i Kosovës nuk e përkrah iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Duartrokas politikanët dhe të tjerët të cilët po flasin publikisht në emër të qytetarëve të Kosovës, edhe pse është e vështirë, për atë se çka është e drejtë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar në murin e tij në Tuiter Delavi.

Kjo nuk është hera e parë, më 22 dhjetor 2017 ka pasur një iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, saktësisht 43 deputetë kishin nënshkruar iniciativën për një seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Speciales.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button