Osmani: Nuk duhet askund të shkojmë – ne jemi në Evropë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Austri, mori pjesë në konferencën më prestigjioze në Evropë “Vjena Kongres KOM – SULT 2018” (Vienna Congress com – sult 2018). Këtë vit me titull – “Strategjia për ardhmërinë e Evropës”, në konferencë fokusi ishte në zhvillimin e ngjarjeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të rajonit. Zëvendëskryeministri Osmani kishte fjalën e tij hyrëse në panelin e parë „Go West, Western Balkan!“ , ku potencoi pikëpamjet e tija për gjendjet e integrimeve evropiane në Maqedoni, si dhe më gjerë në rajonin Ballkanik.

“Nëse mendojmë se prej nga kemi ardhur, gjeografikisht ku përkasim, si dhe ku duam të jemi në të ardhmen, ne nuk duhet askund të shkojmë, sepse ne jemi aty ku duam, ne jemi në Evropë!” – theksoi Osmani, duke shtuar se për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjithsesi duhen ndryshime thelbësore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Osmani gjerësisht iu referua edhe procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Strategjinë e Komisionit Evropian e cila duhet te del javën e ardhshme, dhe për të cilën vendet e rajonit presin mesazhe të qarta për perspektivat e tyre evropiane. Në këtë kontekst Osmani potencoi edhe optimizmin e gjithë rajonit në pikëpamje të sfidave që i ngërthen viti 2018, në veçanti gjysma e parë e vitit kur edhe merren vendimet kyçë nga ana e trupave të Bashkimit Evropian, në drejtim të procesit të zgjerimit.

“Kemi momentum jashtëzakonisht pozitiv, të udhëhequr nga Presidenca e Bulgarisë me Këshillin e Evropës, e cila duhet të vazhdojë me marrjen e Presidencës nga ana e Austrisë, dhe më pas edhe me Rumaninë, që secili prej tyre është mbështetës i fortë i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, por edhe secili  ka interes të pakursyer për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani.

Në kuadër të vizitës në Austri Zëvendëskryeministri Osmani realizoi takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Majkëll Linhart, në të cilën Osmani kërkoi mbështetje të drejtë për drejtë nga ana e Austrisë për integrimin evropiane të Republikës së Maqedonisë në drejtim të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Union.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button