Tramp: Gjatë marrjes së vendimeve duhet t’i fusim edhe zemrat dhe shiprtrat tanë

Presidenti amerikan Donald Tramp në fjalimin e tij vjetor të mbrëmshëm për “Gjendjen e vendit” që zgjati 1 orë e 20 minuta, theksoi gjendjen e mirë ekonomike dhe bëri thirrje për përpjekje dypalëshe lidhur me emigracionin.

Fjalimi i tij përpara të dyja dhomave të Kongresit, që u transmetua drejtpërdrejt në televizion, vjen një vit pasi Tramp mori detyrën e Presidentit dhe rreth një javë pas debateve mbi buxhetin dhe politikën që duhet ndjekur ndaj një grupi emigrantësh që kanë ardhur në Amerikë ilegalisht në moshë të mitur. Debatet çuan në mbylljen për tre ditë të qeverisë.

Në fillim të fjalimit, Presidenti tha: “Gjatë vitit të fundit, bota ka parë atë që e kemi ditur gjithmonë: se asnjë popull mbi Tokë nuk është aq i patrembur, aq i guximshëm apo i vendosur sa amerikanët. Nëse ka një mal, ne ngjitemi. Nëse ka një kufi, ne e kalojmë atë. Nëse ka një sfidë, ne e përballojmë atë. Nëse ka mundësi, ne nuk e lemë të na ikë. Pra, le të fillojmë sonte, duke pohuar se gjendja e vendit tonë është e fortë, sepse njerëzit tanë janë të fortë. Dhe së bashku, po ndërtojmë një Amerikë të sigurt, të fortë dhe krenare. Që nga zgjedhjet, ne kemi krijuar 2.4 milionë vende të reja pune, duke përfshirë 200,000 vetëm në prodhim. Pas viteve të stagnimit në paga, më në fund po shohim paga në rritje”.

Доналд Трамп Состојба на Унијата

Presidenti Tramp foli për punësimin, zhvillimin e ekonomisë dhe reformën e taksave, të miratuar kohët e fundit.

“Ne shkurtuam normën e tatimit mbi biznesin nga 35 për qind në 21 për qind, që kompanitë amerikane të mund të konkurrojnë dhe të fitojnë kundër çdokujt në botë. Vetëm këto ndryshime vlerësohet se do të rrisin të ardhurat mesatare të familjeve me më shumë se 4.000 dollarë. Bizneset e vogla do të kenë gjithashtu një shkurtim masiv të taksave dhe tani mund të zbresin 20 përqind të të ardhurave të tyre të biznesit,” tha Presidenti.

Ai u kërkoi ligjvënësve të miratojnë planin e tij prej triliona dollarësh për infrastrukturën. Ky plan parashikon riparimin e rrugëve dhe urave, si dhe modernizimin e aeroporteve.

Presidenti Tramp foli për planin e tij të reformës së emigracionit duke thënë se ky plan ofron një rrugë për marrjen e shtetësisë nga 1.8 milionë emigrantë të paligjshëm të sjellë në SHBA nga prindërit e tyre në një moshë të re. Sipas këtij plani, tha Presidenti, ata që plotësojnë kërkesat për arsim dhe punë dhe shfaqin karakter të mirë moral, do të mund të bëhen shtetas amerikanë.

Presidenti Tramp tha se pjesë e këtij plani është ndërtimi i një muri në kufirin jugor, si dhe dhënia fund e lotarisë së vizave, një program që ofron kartat e gjelbra pa marrë parasysh aftësitë, meritat ose sigurinë e popullit amerikan.

“Është koha të fillojmë të lëvizim drejt një sistemi imigrimi të bazuar te merita një sistem që pranon njerëz të aftë, që duan të punojnë, cilët do të kontribuojnë në shoqërinë tonë dhe që do ta duan dhe respektojnë vendin tonë”, theksoi Tramp.

Ai foli gjithashtu për çështje të sigurisë kombëtare, si aktiviteti bërthamor dhe programi i raketave të Koresë së Veriut, si dhe nevojën për politika të drejta tregtare, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nën administratën Tramp, nga Marrëveshja e Partneritetit të Transpaqësorit, TPP, dhe nisma për rinegociimin e Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë të Vendeve të Amerikës Veriore me Meksikën dhe Kanadanë, të njohur si NAFTA.

“Jam krenar të raportoj se koalicioni për të mposhtur SHI-në ka çliruar gati 100 për qind të territorit të mbajtur dikur nga këta vrasës në Irak dhe Siri. Por ende ka shumë punë për t’u bërë. Ne do të vazhdojmë luftën tonë derisa SHI-ja të mposhtet,” tha Presidenti Tramp.

“Terroristët nuk janë thjesht kriminelë. Ata janë luftëtarë të paligjshëm të armikut. Dhe kur kapen jashtë shtetit, ata duhet të trajtohen si terroristë që janë”.

“Në të kaluarën, tha Presidenti, ne kemi lëshuar pa arsye qindra terroristë të rrezikshëm, të cilët janë kthyer përsëri në fushën e betejës, duke përfshirë udhëheqësin e SHI-së al-Bagdadi. Prandaj, sot po mbaj një premtim tjetër. Sapo nënshkrova një urdhër që udhëzon Sekretarin e Mbrojtjes Matis të rishikojë politikën tonë të paraburgimit ushtarak dhe për të mbajtur hapur objektet e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos”.

“Muajin e kaluar, tha presidenti Tramp,  ndërmora një hap të miratuar njëzëri nga Senati vetëm pak muaj më parë: Njoha Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Pak më vonë, dhjetëra vende votuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër të drejtës sovrane të Amerikës për ta bërë këtë njohje.

Taksapaguesit amerikanë u dërgojnë me bujari këtyre vendeve miliarda dollarë ndihma çdo vit. Kjo është arsyeja përse sonte po i kërkoj Kongresit të miratojë një ligj që dollarët amerikanë për ndihmat e huaja t’u shërbejnë gjithmonë interesave amerikane dhe t’u shkojnë vetëm miqve të Amerikës. Ndërsa forcojmë miqësitë në mbarë botën, ne gjithashtu po rikthejmë qartësinë se cilët janë kundërshtarët tanë”, tha Presidenti Tramp.

Доналд Трамп Состојба на Унијата

Viti i parë në detyrë i Presidentit Tramp është karakterizuar nga sulmet e tij të vazhdueshme në Tuiter kundër kundërshtarëve të tij politikë, ligjvënësve demokratë dhe ndaj atyre republikanëve që kanë ngjallur zemërim tek ai, ngaqë nuk kanë qenë dakord me disa politika të tij.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, edhe në kushtet kur Uashingtoni është i përçarë, fjalimi i Tramp është optimist,me thirrje për bashkëpunim si ndaj republikanëve, edhe ndaj demokratëve, për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme.

Trap e mbajti fjalimin e tij për gjendjen e vendit në kushtet kur mbështetja e votuesve për të është në nivelin më të ulët, krahasuar me presidentë të tjerë amerikanë në të njëjtën periudhë të mandatit 4-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas anketave të zhvilluara kohët e fundit nga firma Gallup, 58 për qind e amerikanëve nuk janë dakord me drejtimin prej të tij të vendit. Pas 9 muajsh në Shtetet e Bashkuara do të mbahen zgjedhjet për në Kongres, ku do të votohet për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një të tretën e 100 vendeve të Senatit.

Fjalimi për gjendjen e vendit u mbajt ndërkohë që ka një proces hetimi për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe kontaktet e fushatës së Tramp me operativë rusë. Hetimi zhvillohet nën drejtimin e prokurorit special Robert Muler, i cili është duke hetuar gjithashtu nëse Presidenti Tramp është përpjekur të pengojë drejtësinë, kur shkarkoi nga puna ish drejtorin e FBI-së Xhejms Komi, në kohën kur ai drejtonte hetimin nga agjencia e zbulimit për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë.

Për muaj me radhë, Tramp ka mohuar të ketë patur një marrëveshje të fshehtë me Rusinë dhe javën e kaluar ai tha se nuk bëhet fjalë për “pengim të drejtësisë”. Presidenti tha se ai do që t’u përgjigjet pyetjeve të juristëve të Muler nën betim, por deri tani nuk është caktuar ndonjë datë për intervistë.

Presidenti Trump e përmendi vetëm një herë Rusinë në fjalimin e tij.

Në emër të demokratëve u përgjigj anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Xho Kenedi i tretë. Ai iu drejtua të ashtuquajturve “ëndërrimtarë”, atyre që kanë hyrë ilegalisht në SHBA bashkë me prindërit e tyre kur ishin fëmijë, por që tani e kanë të ardhmen të pasigurt, për shkak se programi qeveritar për ndihmën ndaj tyre është pezulluar.

“Ju jeni pjesë e historisë sonë. Ne do të luftojmë për ju. Ne nuk do të largohemi”, tha Kenedi.

“Ju mbushët Uashingtonin vitin e kaluar që asnjë prind të mos shqetësohet për jetën e fëmijës së tyre,” tha ligjvënësi demokrat.

“Politikanët, tha ai, mund të gëzohen për premtimet që bëjnë. Por vendi ynë do të gjykohet nga premtimet që mbajmë. Kjo është ajo që mat karakterin tonë”, theksoi ai.

Të paktën 14 anëtarë demokratë të Kongresit thanë se do ta bojkotonin fjalimin e presidentit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button