Mjaullima bashkëkohëse e ‘’Dr Gaçit’’

Të hënën, saktësisht në mëngjes herët, pas asaj mbrëmje turbullt e të ngarkuar me aktivitete të shumta të ditës së diele, zbrita poshtë në restorantin e hotelit, gjegjësit në verandën e hotelit ‘’Kolonia e artistëve’’. Teshat i kisha bërë gati, valixhet e mia i mora dhe vendosa në makinën e parkuar përballë hotelit. K. Kleçka ende nuk kishte zbritur në restorant. Pasi piva kapuçinon e porositur, pritja të bëhej ora tetë, për të ngrënë sillën. Pak minuta para ngrënies së mëngjesit ia mbërrini edhe K. Kleçka. Ai porositi një raki rrushi. Nga neveria e pagjumësisë që kisha në vete dhe nga ajo kaptinë tronditëse nate të gjatë, akoma ndija lodhjen e aktivitetit në trup. Ndaj nuk kisha dëshirë dhe vullnet ta hapja gojën fare, për të thënë apo për të biseduar diçka lidhur me ngjarjet e kaluara. Shpërfilljen time të keqësuar, tani në këto momente, e harrova pa diktueshëm diku tjetër, në hapësirë kujtese, gjegjësisht, isha i zhytur thellë në mendime mbi atë lartësi mbidetare kodrinore, duke parë malin e shpeshtë përballë meje, bashkë me ato gjethet e zverdhuara të vjeshtës së vonshme. Lloj-lloj ngjyrash e përshkonin imazhin e pjerrësisë së këtij vendi idilik. Nëpër qiell nuk notonte asnjë mjegull, ishte një çiltërsi fantastike e kaltër, e cila mrekulli befasuese, në këtë mëngjes vjeshte të freskët, plotësonte vullnetin dhe dëshirën tonë të ëndjes, bashkë me një kthjelltësi të harmonizuar finesash estetike. Edhe dielli nga zeniti po sa i kishte lëshuar rrezet e veta në drejtim të verandës. Aty në këtë skaj të hotelit gjendeshim edhe ne, të mikluar lehtë dhe përkëdhelur vazhdueshëm nëpër trup nga këto rreze të kujdesshme vjeshtore. Por në atë çast synimi rrezes thumbuese edhe unë gjendesha i pa përfillshëm, bashkë me atë qëndrim tim të ulur dhe të koncentruar me mendje nga vetja. Nuk kisha fuqi të mjaftueshme t’i përcillja të gjitha diskutimet e autorëve që gjendeshin aty pranë nesh dhe që bëheshin gati, nga çasti në çast, për t’u larguar në drejtime të ndryshme. Megjithatë, në këto minuta pritjesh, mua më thumbonin nëpër sy e mendje edhe të gjitha ato kolorite e formash skulpturash artistike, të punua mirë nga metali, që ishin salduar bukur dhe me vëmendje të posaçme ato jepnin strukturën voluminoze të trajtave dhe siluetave të harmonizuara nga duart e shkathëta të skulptorëve të ndryshëm, të vendit dhe të botës.

Përqendrim tim të vëmendshëm, nëpër këto motive të shumta dhe nëpër këto skulptura me domethënie të thella, në moment, e theu tingulli i refrenit të mjaullimës së telefonit, të Kain Kleçkës. Ktheva kokën nga ai, pa folur e thënë diçka, por mbeta si i befasuar nga ajo mjaullima e pa zakonshme në celular, që erdhi enkas për këtë mëngjes të freskët dhe për brinjët e këtij diell të shkëlqyer, i cili diell me ato dromcat rrezatuese, nga çasti në çast, mund edhe të na kafshonte apo gërvishtte papritmas keq në ten fytyre, me ato dhëmbët e mprehtë dhe rrezet e veta, të lëshuara lirshëm kah ne, që pastaj dalëngadalë dhe, si hajdut i guximshëm të ikë kodrinës, duke lënë pas nesh tatuazh hijesh dhe gjurmë ndriçimi nëpër këtë freski mëngjesi vjeshtor.

‘’Mos u shqetëso, mos u shqetëso, nga kjo mjaullimë, është shoku im më i ngushtë, me të cilin konsultohemi për çdo ditë me të në shtëpi!’’, e theu monotoninë e heshtjes sime Kain Kleçka, dhe pastaj vazhdoi matej të më sqaroj se si ky shoku i tij i adhurueshëm, edhe i vëmendshëm, paska doktoruar me sukses para disa viteve, në kohën e ‘’seçkeve’’ me temën e tij të preferuar dhe të miratuar me sukses nga mentori i tij i përzgjedhur, Tema hulumtuese kishte qenë: ‘’Mjaullima bashkëkohore e demokracisë’’.

‘’Dhe tani këtë zë të mrekullueshëm që thoni ju, Kein Kleçka, dhe nga dashuria që keni për të, e mbani të incizuar edhe në celular, që t’u gjendet, sigurisht, edhe si refren inspirimi në çdo moment dhe në secilën kohë të përcjelljes suaj?’’,  i them unë.

‘’Po ky ‘’Dr’’ i tanishëm, i kohës më të re demokratike, është frymëzimi im, që më inspiron për çdo ditë dhe ma ‘’kënaq lapsin’’ me motive e vepra të reja, sepse ua kalon edhe shumë MR dhe DR tjerë të këtij rrethi sundues’’, më përgjigjet ai.

Kështu Kain Kleçka në celularin e vet kishte memoruar zërin e këtij far Dr. Gaçi, gjegjësisht, atë mjaullimën e veçantë dhe karakteristike të maçokut të tij dashur, me të cilin e ndante gëzimin dhe hidhërimin e tij brenda ditës në shtëpi.

Pastaj me bisedën dhe komunikimin e bërë me celular, tan për tani, sipas asaj që kuptova unë, brenda rreshtave dhe dialogut të tyre, qe ‘’Gruaja besnike’’. Ajo ishte zonja kujdestare e banesës, që Kain Kleçka ia kishte dhënë në dorëzim dhe përkujdesje dyditëshe, maçokun, Dr. Gaçin. Gruaja besnike në telefon rrëfente se diçka nuk ishe në rregull me këtë kafshë shtëpiake. Ushqimin që ia kishte afruar ta hajë, nuk e kishte ngrënë dhe përfillur fare, ndaj kishte dyshuar mos ka marr ndonjë infektim cerebral në kokë, apo ndonjë helmim të kurdisur nga ‘’vëllezërit e njerkës’’, që nuk duronin tanimë në këto hapësira kurrgjë ndryshe nga njerëzit tjerë, bile nga këmbëngulësia e tyre fanatike dhe konservative, nuk duronin as edhe një kafshë shtëpiake të kaloj nëpër oborrin e tyre të kufizuar nacional. Lëvizja dhe disponimi jo normal i Dr. Gaçit nuk i dukej në rregull, Gruas besnike, ndaj edhe kishte telefonuar.

Kein Kleçka pas kësaj informate të papritur, nga ‘’Gruaja besnike’’, i thoshte asaj, që të mos shqetësohej fare se edhe ne jemi duke u bërë gati për të nisur andej, mu në këtë momente dhe do ta çojmë sa më shpejtë te mjeku.

Ende pa përfunduar bisedën Kain Kleçka me ‘’Gruan Besnike’’, në celularin tim më erdh një SMS. Kur e hapa celularin, në të shkruante: ‘’Shpirt takohemi te vendi, dije se pa ty nuk mund të jetoj, as jeta pa praninë tënde në mua, nuk ka kuptim normal, vetëm ti ma zbukuron vendin dhe hapësirën ku jetoj!’’. Unë pak si i befasuar nga këto fjalë erotike dhe nga ky mesazh i ardhur papritmas në adresë time, bëra një lëvizje jo të zakonshme. Nuk e kuptova menjëherë, se a femër apo mashkull ishte ai që ma dërgoi mesazhin. U ngrita me shpejtësi në këmbë dhe me një shqetësim befasues, ashtu sikur të më kishte kafshuar diçka në trup. I preki kambanat midis këmbëve, shikoj edhe bythët se janë në vend dhe ngutshëm them në vete: shyqyr prej Zotit, të gjitha gjymtyrët i paskam në rregull, në vendin e duhur. Nga kjo situatë e krijuar në mua, më vinte në njërën anë të qesh dhe në anën tjetër të qaj, se me çfarë torollaku e hamshori paskam punë unë. Në vend se këtë SMS, ky far budallai t’ia dërgoj tjetërkujt, ai ma ka dërguar mua. Shqetësimin tim, në këtë rast, nuk e hetoi Kain Kleçka që gjendej përballë meje, pasi ai ishte koncentruar në bisedën dhe lajmin shqetësues që ia referonte nga shtëpia, Gruaja besnike, për ‘’Dr Gaçin’’ e sëmurë.

Pasi më kaloi shqetësimi i mesazhit të ardhur në adresën time, për kureshtje hapa edhe njëherë celularin të shikoj numrin e evidentuar, dhe fillova ta kontrolloj se nga kush po më vinte ky mesazh në këtë mëngjes të hershëm. Numri nuk ishte i pa njohur për mua. Personi që e kishte lëshuar këtë SMS, është njëri nga ata ‘’artistët hermetik’’, të posa pranuar, si anëtar i ri i klubit të Pensionit. Me vete thash, sigurisht që emri im Vigan fillon me shkronjën ‘’V’’. Ndoshta ky shtirsh erotik i lëshuar nga ngutja, ka dashur këtë mesazh t’ia dedikoj ndonjërës prej atyre femrave me emrin Viktoria, Vjollca Violeta, Valdeta, Venera, Venesa, Vasfie, Vahide, Vjosa, Valmira, Vesa, etj, dhe ndoshta pa vetëdije ka shtypur gabimisht sustën e celularit në drejtim tjetër. Por mua, megjithatë shqetësim që kisha për mesazhit e pranuar, nuk m’u hoq nga mendja lajmi i telefonatës nëpër celular, i ‘’Gruas besnike’’ dhe mjaullimës së telefonit me Dr. Gaçin.

Tërë kjo bisedë e tyre në telefon, m’u duk si një mutacion befasues, i marrëdhënieve të njerëzve dhe kafshëve midis vetes. Bluaja shpesh në mendje këto gjëra dhe mendoja pa arsye bindëse ne vete, pse disa njerëz ishin kaq të dhënë për kafshët shtëpiake. Ky vrull mendimesh po më kap në këtë etapë apo çast kohe, kur, tanimë, vendit nuk i shkojnë gjërat bash edhe aq mirë. Nuk mund të kërkohej një komoditet dhe standard i jashtëzakonshëm qytetar që njerëzit të merreshim me kafshët shtëpiake në këto etapa krizash. Dukej se individët nga shqetësimet e tyre që kanë me rrethanat ekzistuese politike, gjenin prehje dhe komunikim më të mirë me kafshët, se sa me njerëzit, pasi ato kafshë janë të dëgjueshme dhe nuk dinë t’ua kthejnë fjalët të zotit. Kafshët e dresuar nga njerëzit veprojnë dhe pranojnë urdhrat, në këtë mënyrë të dëgjueshme e të pranueshme, mu ashtu siç e ka dresuar dhe po ashtu si e kërkon vet urdhri i pronarit. Dhe njerëzit kërkonin kënaqësitë e tyre gjithkah, por edhe te kafshët. Nga mos durimet e shumta me njerëz, individi gjente prehje te ndonjë kafshë e preferuar. Prandaj kafshët shtëpiake bëhen miqtë më besnik të tyre. Kështu nëpër këtë tranzicion të brishtë dhe të gjatë shoqëror, stimuloheshin edhe kësi lloj lirish e dëshirash të shumta njerëzore, për kalimin e çasteve të vetmuara të jetës së tyre.

U bënë shumë kohë nga ardhja e kësaj fryme demokratike në shoqëri, njerëzit i shtonin dëshirat e tyre për gjithçka. Kurse integrimet rajonale në shoqëri shkonin shumë ngadalë. Zgjatja e kësaj fryme të rëndë shoqërore dhe sistemore, vështirësonte dhe sillte fërkime të shumta midis partive dhe nacionaliteteve të kësaj ane. Dhe kjo situatë e nderë në shoqëri, kishte sjellë papunësi të madhe te qytetarët. Dominonin lojërat e fatit dhe bastoret e shumta nëpër qytet. Shtohej prostitucioni. Pasojat e këtyre fërkimeve ashpra politike sillnin dhe stimulonin edhe më shumë kriminalitetin në vend. Çdo i dyti nëpër kafene pretendonte të bëhej anal -ist politik dhe jepnin gjithfarë lloj komentesh nëpër portale. Partitë tanimë ishin bërë ente punësimi. Me sistemin e ri, ministria e arsimit kishte marr qëndrim, që shkolla mesme të bëhej mësim i obligueshëm për të gjithë nxënësit. Kështu, me këtë detyrim sistemor arsimor, fëmijët u iknin zanateve tradicionale të vendit. Një pjesë e këtyre të rinjve profesionist dhe të aftë, gjenin punë jashtë vendit. Pak nga pak dinjiteti i familjes e humbte kuptimin dhe karakterin e vet ndikues tradicional. Nëpër rrugë, ura, kodra dhe nëpër lagje e fshatrash të ndryshme, shtoheshin simbolet fetare të të gjitha komuniteteve shoqërore. Në emër të demokracisë keqpërdorej çdo lami e jetës. Disa prej mësuesve të pa përgjegjshëm në punën e tyre të përditshme, në vend që të ligjëronin mësimet e tyre profesionale nëpër shkolla, ku ishin të diplomuar dhe sistemuar, ata dilnin pa pik turpi prej temave dhe programeve të sofistikuara shkollore, duke ua ngarkuar mendjen, fëmijëve të njomë, me mistikat e errëta të pa njohurive dhe të defekteve të tyre shpirtërore të cunguara. Shëronin komplekset e tyre në emër të Perëndisë. Bënin punën e tjetër kujt dhe jo punën e vet që duhej bërë dhe që ua kishte besuar shoqëria. Fërkimet midis fëmijëve dhe prindërve shtoheshin dhe krijonin mospajtime të mëdha midis tyre. Teknologjia ua ka mundësuar gjithë secilit ta ketë qasjen teknologjike dhe ta marrin botën në duart e tyre, ndaj edhe kërkesat dhe dëshirat e njerëzve bëhen të mëdha. Pakënaqësitë shtohen. Megjithatë nga kjo dinamikë jete, pak nga pak, shoqëria jonë ndryshonte pikëpamjen e saj tradicionale. Në politikë kishte fërkime të mëdha midis majtistëve dhe djathtistëve. Dhe mospajtimet e tyre ktheheshin në protesta të vazhdueshme. Kur fitonte njëra palë, protestonte pala tjetër dhe kur fitonte tjetra sabotonte dhe demonstronte kjo që i ka humbur zgjedhjet tani, kështu vazhdonte, pa pik turpi drama shoqërore e qytetarëve. Zgjidhjet e tyre i kërkojnë nëpër rrugë. Gjithnjë popullata endej, andej këndej, me këto lojëra politike deri në pakufi. Në këto turbullira jetësore protestuesit janë në gjendje të thyejnë dhe grabisin gjithçka që u mungon dhe që shohin para vetes. Bile edhe mund të bëhen vrasës, vetëm e vetëm, për të ardhur në pozicionet e ëndërruara dhe dëshiruara. Nga këto forma të mëdha shkatërruese e dhune të skajshme, qytetari i ndërgjegjshëm varfërohej edhe më shumë. Oligarkët pasurohen pa pik turpi, duke keqpërdorur drejtësinë dhe sistemin jo funksional të vendit. Demokracia e brishtë spontanisht merr edhe tatëpjetën e lirisë. Vlera njeri e humb kuptimin e vërtetë ekzistues. Veprat e mirëfillta dhe të vlefshme nuk përfillen fare, se po të kuptoheshin dhe po të pranoheshin si arte me kritere mira dhe të mirëfillta, mund të shkaktonin te njeriu lloj-lloj emocionesh ndikuese për tronditje ose magjepsjeje njerëzore civilizuese, apo më në fund mesazhet e tyre do të ndikonin pozitivisht te njeriu për ndryshimin dhe funksionimin e tij të drejtë…

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Si gjithmone kritik per parametrat e shoqerise se sotme,Ne fakt kritika eshte menyra me moderne,por sot duhet nje cjerrje zeri qe ne llumin e sotem veshtire te degjohet dhe dalngadal po venitet ,nga pasthirrmat e atyre qe rrotullohen si “lule dielli”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button