Përfundoi debati kuvendor për ligjet për shpenzimet e rrugës të deputetëve në lexim të parë

Kuvendi, pasdite në vazhdimin e mbledhjes së 32-të, e përfundoi debatin e përgjithshëm për ndryshimet e propozuara të Ligjit për rroga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe emëruar në Republikën e Maqedonisë, dhe të Ligjit për deputetë, propozuar nga deputetët e LSDM-së dhe koalicionit, që të dy në lexim të parë, ndërkaq me të cilët propozohet ulja e vlerës së shpenzimeve rrugore për të zgjedhurit e popullit, transmeton MIA.

Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve, votimi për ligjet, siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të mbahet në vazhdimin e ardhshëm të mbledhjes e cila do të caktohet plotësisht.

Ndryshimet e propozuara parashohin në vend të 30 përqindëve deri tani të konfirmuar nga çmimi shitës për një litër derivat, sipas kilometrit të kaluar të automjetit i cili shfrytëzohet, deputetët të marrin kompensim në vlerë prej 20 për qind, nga çmimi shitës për një litër derivat.

Tomisllav Tuntev, koordinues i grupit të deputetëve të LSDM-së, arsyetoi se ligjet e propozuara janë pasojë e qëllimit të tyre të hapin debat për uljen e shpenzimeve të rrugës, që duhet të shkaktojë një set propozimesh nga të gjitha grupet e deputetëve.

Pas pranimit të këtyre propozim ligjeve, siç paralajmëroi, planifikojnë të parashtrojnë propozim vendim në Komisionin për zgjedhje dhe emërime që të ndërrohet formulimi ekzistues për pagesë të kompensimeve me bashkangjitjen e fletëpagesës dhe llogarive fiskale. Kjo duhet të ndërrohet me formulimin urdhërpagesë, llogari fiskale dhe slip përkatësisht vërtetim nga llogaritë e paguara fiskale me kartelë kredie apo debie.

Kuvendi e përfundoi edhe debatin e përgjithshëm rreth Propozimit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shitjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore, në procedurë të shkurtuar. Me atë ligj propozohet që anëtarët e Komisionit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore në vend të rrogës në të ardhmen të marrin kompensim vjetor me çka në mënyrë të dhjetëfishtë do të uleshin shpenzimet për punë.

Pa debat u mbyllën shqyrtimet dhe plotësisht do të votohet për propozim planin financiar të Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE) për vitin 2018, Propozim vendimi për konstatimin e përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore të bartësve të licencave për kryerje të veprimtarive energjetike dhe të ardhurave vjetore të ofruesve të shërbimeve të ujit, realizuar nga dhënia e shërbimeve të ujit, për financim të punës së KRRE-së, si dhe propozim vendimet për miratim të planit financiar për vitin 2018 të Radio Televizionit të Maqedonisë, të Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor të Programit vjetor për punë të Agjencisë për posta, për vitin 2018.

Është mbyllur debati edhe për Planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit kapital financiar pensional për vitin 2018, si dhe propozim vendimet për dhënie të pajtueshmërisë së Vendimit për lartësinë e kompensimit mujor që e paguan Agjencia për supervizion të sigurimit kapital financiar pensional nga shoqatat pensionale, për dhënie të pajtueshmërisë për propozimin e Planit vjetor financiar të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2018  dhe të Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil, për vitin 2018….

Në mbledhjen e 32-të deputetët duhet të votojnë edhe për raportet vjetore për punën e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, për punën e Këshillit shtetëror për preventivë të shkeljeve të të miturve dhe për gjendjet në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe shkeljeve të fëmijëve në vitin 2016, të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2018, si dhe të kërkesës për dhënie të interpretimit autentik të nenit 39 të Ligjit për Agjencinë për zbulim, parashtruar nga Stevo Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button