Protestë kundër ligjit të gjuhëve dhe ndryshimin e emrit

Derisa ligji për gjuhët pritet të shqyrtohet në Kuvendin e Maqedonisë, një grup i vogël qytetarësh kanë protestuar përpara shtëpisë legjislative, duke shprehur revolt për ashtu si[ thonë dygjuhësinë dhe ndërrimin e emrit kushtetues të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Sipas organizatorëve të protestës, ligji për gjuhët është diskriminues dhe separatistik dhe me atë shiten interesat nacionale. Të njëjtët gjithashtu kërkojnë nga presidenti, Gjorge Ivnaov, që të dorëzojë rezolutë në OKB për pranimin e emrit kushtetues të Maqedonisë.

Njëkohësisht protestuesit kërkojnë edhe lirimin e të burgosurve për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button