Bozdag: Objektiv i këtij operacioni nuk janë vëllezërit tanë kurdë

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdağ deklaroi se “Objektiv i operacionit ‘Dega e Ullirit’ nuk janë vëllezërit tanë kurdë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Objektiv i këtij operacioni (Dega e Ullirit) nuk janë vëllezërit tanë kurdë. Organizata terroriste PKK dhe organizatat tjera terroriste të cilat punojnë kundër Turqisë si dhe qarqe të errëta ndërkombëtare po bëjnë lajme se: ‘Turqit po i vrasin kurdët’, ‘Po i godasin civilët’. Të gjitha këto janë lajme të rreme. Turqia është shteti edhe i vëllezërve tanë kurdë”, tha Bozdağ.

Zv/kryeministri turk lidhur me operacionin “Dega e Ullirit” tha se “Pritja se Turqia do t’i mbyllë sytë dhe do të lejojë formimin e një shteti terrorist në kufijt e Turqisë dhe menjëherë pranë saj nuk është e logjikshme”.

– “Po tregohet ndjeshmëri e madhe të mos dëmtohen civilët”

Zv/kryeministri turk vuri në dukje se operacioni “Dega e Ullirit” po vazhdon me një kujdes tepër të madh. “Turqia po kushton vëmendje, ndjeshmëri dhe kujdes të madh që të mos lëndohet asnjë fije floku të civilëve dhe po i mbron ata jo se po frikësohet nga kritikat e komunitetit ndërkombëtar por sepse beson se kjo është e drejta dhe urdhri i besimit, moralit dhe traditës ushtarake”, Bozdağ.

– “Turqia nuk është okupatore”

Duke nënvizuar se pasi që operacioni “Dega e Ullirit” të përfundojë me sukses Turqia do të largohet nga ky vend, zv/kryeministri turk Bozdağ theksoi se “Turqia nuk është okupatore dhe e përhershme në rajon”.

Lidhur me diskutimet se sa do të zgjasë operacioni, Bozdağ thotë se “Ne themi shumë qartazi. Po ua themi qartazi edhe atyre të cilët thonë ‘Të jetë i kufizuar, të jetë i përkohshëm’. Tashmë ky vetëm se është një operacion i kufizuar”.

“Është një operacion, fushëveprimi i të cilit dihet. Cili është? Në fushëveprim ndodhen organizatat terroriste dhe terroristët brenda kufijve të rajonit të Afrinit. Sa do të zgjasë? Do të zgjasë deri në neutralizimin e organizatave terroriste dhe të terroristit të fundit në rajon, deri në ofrimin e qetësisë, sigurisë dhe të stabilitetit në rajon, do të vazhdojë deri sa njerëzit atje do të shijojnë shijen e paqes dhe të lirisë”, tha Bozdağ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button