A do të bllokohet ligji i gjuhëve me 35.000 amendamentet e VMRO-DPMNE-së?

Me rastin e seancës së nesërme kuvendore për ligjin për përdorimin e gjuhëve, VMRO-DPMNE akuzon se dikush nga zyrtarët kuvendor dje i ka hudhur në kosh plehërash amendamentet e tyre të dorëzuara në lidhje me, ashtu siç thonë ata, ligjin antikushtetues për dygjuhësi, njofton Portalb.mk.

Ato kërkojnë hetim për zbulimin dhe sanksionimin e personave përgjegjës. Sipas tyre, me amendamente nuk bllokohet ligji, por kërkohet që ai të harmonizohet me Kushtetutën.

“Kujt i pengojnë amendamentet e ligjit antikushtetues për dygjuhësi? A është ky akt i organizuar dhe sa persona janë të kyçur me këtë akt jo-demokratik dhe të turpshëm? Kush e ka dhënë urdhrin? Me hedhjen poshtë të amendamenteve dikush ka dashur që të dërgojë porosi se është kotë çdo përpjekje për diskutim të argumentuar? A ka dashur dikush që të dërgojë porosi se me ardhjen në pushtet të Zaevit demokracia mbaroi në kosh mbeturinash dhe se do të jetë vetëm ashtu siç do të vendos LSDM, sado që të jenë të dëmshme për shtetin dhe popullin”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Megjithatë, nga Kuvendi, këto akuza i hedhin poshtë.

“Ne nuk e kemi gjuajtur asnjë amendament. Çdo amendament i dorëzuar nga VMRO-DPMNE është i arkivuar dhe të njëjtat lehtë mund të kontrollohen në ueb-faqen e Kuvendit – për në seancën që do të mbahen nesër për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Atje janë të gjithë amendamentet të cilat deri më tani i kemi skanuar dhe evidentuar. Do të vendosen të gjitha amendamentet që ne i kemi marrë”, thonë nga Kuvendi për Kanal 5.

VMRO-DPMNE-ja kthehet në Kuvend: do të pengojmë miratimin e ligjit të gjuhëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button