Prokuroria e shtetit s’ka asgjë konkrete për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit

Prokuroria e shtetit nuk ka ende asgjë konkrete në zbardhjen e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

“Lidhur me hetimin e vrasjes se Oliver Ivanoviqit është duke u punuar intensivisht në zbulimin e kryerësve të kësaj vrasjeje, kurdo që do të kemi rezultatet më të reja, publiku do të njoftohet me kohë”, ka thënë për KTV-në zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.

Zëdhënsja e partisë së Ivanoviqit, Ksenija Bozhoviq ka thënë se as dhjetë ditë pas vrasjes së liderit të tyre, nuk kanë asnjë informatë se deri ku kanë shkuar hetimet. Sipas saj që nga dita e vrasjes është krijuar një ekip i veçantë për hetim të këtij rasti, por se e vetmja përgjigje deri më tani është se “hetimet po vazhdojnë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button