Nëse zihesh me gruan, ose i bërtet burrit dhe të dëgjojnë komshinjtë do të gjobiteni me 400 euro dënim

Nga policia e Shkupit thonë se shumë ankesa nga banorët për prishje të shumta të rendit dhe qetësisë, duke filluar nga zhurma e lartë e muzikës, zhurma e ashensorit, kafshë shtëpiake dhe nga zhurma e zënkave familjare. Në bazë të këtyre ankesave nga SPB Shkup thonë se dënimet janë nga 100 deri në 500 euro, transmeton Portalb.mk.

“Deri sa dëgjohen zënkat e komshinjve do të thotë që izolimi i apartamentit nuk është i mirë dhe qytetarët duhet të intervenojnë te ai që ka shitur apartamentin. Por nëse bëhet fjalë për shqetësime në hapësira të përbashkëta si në korridore, ashensor e të ngjashme, atëherë drejtuesi i ndërtesës është ai që lajmëron rastin në polici”, thuhet në Ligj.

Sipas rregulloreve, banorët e ndërtesës duhet të kenë rend shtëpiak.

“Rregulloja votohet me shumicën e votave të banorëve dhe më pas vendoset në një tabelë në hyrje të ndërtesës. Në të vendosen të gjitha kufizimit si për shembull gjatë kohës së pushimit mos të bëhet zhurme. Gjithashtu thuhet se nëse dikush bën ndonjë aheng, duhet të njoftoj banorët e ndërtesës që do të ketë muzikë. Nëse ndonjë nga këto nuk respektohet, bëhen ankesat në MPB. Ankesën mund ta bëj secili banor, madje edhe drejtuesi i ndërtesës”.

Deri te komisioni rregullator deri më tani nuk ka pasur ankesa për shkak të zënkave dhe muzikës së lartë, por ka pasur lajmërime për zhurmë të ashensorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button