Maqedoni, Greqi: Konsultime të zyrtarëve me liderët politikë për emrin

Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, përkatësisht, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme mbajnë konsultime me liderët politikë në vendet e tyre, për strategjinë para takimeve të parapara javën e ardhshme, në përpjekje për zgjidhjen e konstestit për emrin e Maqedonisë, përcjell REL. 

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, sot takohet me liderët kryesorë politikë në Athinë, ndërsa ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, po ashtu, sot në Shkup, takohet me liderët politikë në vendin e tij, për diskutim për çështjen e emrit.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për kontestin për emër ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Mattew Nimetz, gjatë javës së ardhshme do të takohet me liderët e të dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button