BESA e “Kasamit” nesër hap seli të re në Shkup

Pjesëtarët e Lëvizjes BESA që përkrahin Bilall Kasami si lider të partisë deri në mbajtjen e kongresit nesër në Shkup do të hapin selinë e re, njofton Portalb.mk.

“Më datë 27.01.2018 ora 17:00, Lëvizja BESA do të bëj hapjen solemne të zyrave të reja të selisë qendrore në Shkup”, thuhet në njoftimin e BESA-s së “Kasamit”.

Përndryshe, hapja e selisë së re të BESA-s së “Kasamit” erdhi pas mbylljes së selisë në Qendrën Tregtare Mavrovasja.

Pas mbylljes së selisë së parë, ata u akuzuan nga BESA e “Karemanit”, të cilët janë kundër asaj që Bilall Kasami të jetë lider i partisë, se kanë demoluar selinë e njëjtë.

Ditë më parë seli të re hapi edhe BESA e “Karemanit”, por ajo është në Tetovë.

Prapaskenat e përçarjeve në BESA, çfarë ndodhi dhe kush e ka shumicën? (Dokumente)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button