BDI propozoi që Fadil Zendeli të vetëshkarkohet nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime

Për shkak të largimit të disa deputetëve nga koalicioni i opozitës  së VMRO-DPMNE-së në koalicionin e udhëhequr nga LSDM, BDI kërkoi që deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, të ndërrohet me një deputet të partisë së tyre në Komisionit e Kuvendit për Zgjedhje dhe Emërime, njofton Portalb.mk halimi.

Deputeti Zendeli, megjithatë, deklaroi se pushteti do ta ndërrojë atë pasi që dëshiron që të ketë shumicë në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime.

Sipas përbërjes aktuale në këtë Komision, shumica ka opozita, VMRO-DPMNE – 6, Lëvizja BESA 1, ndërkaq koalicioni LSDM BDI kanë 6 anëtarë.

Por, që të miratohet vendim i Komisionit, duhet që të ketë kuorum prej 7 votave të deputetëve, ndërkaq koalicioni LSDM-BDI nuk i kanë. Kështu që, vota që u mungon atyre është e Fadil Zendelit të Lëvizjes BESA, i cili duhet të votojë kundër vetes që të mundet në vend të tij të vijë një deputet i BDI-së.

Udhëheqësi i Komisionit, Hari Llokvenec, deklaroi se gjatë kohës së seancës ka marrë propozim nga BDI për ndryshim të përbërjes së Komisionit.

“Sot në Kuvend është demonstruar demokraci e lartë. E hapa seancën dhe mora propozim nga BDI. Kolegu Zendei kërkoi procedurale dhe 5 minuta pauzë dhe unë ja dhashë. Pasi që propozimin e mora në seancë, nuk mundem ta komente. Logjikisht është për shkak të përbërjes së shumicës në Kuvend që të ketë ndryshime personale”, deklaroi Llokvenec.

Ai e udhëhoqi Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, pasi që kryetari Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE, për shkak të bojkotit nuk merr pjesë në punën e Kuvendit.

Kryetari i Komisionit, Dimovski, në një deklaratë për SDK, ka deklaruar se ndryshimi i Zendelit me kuadër të BDI-së, është shkelje e marrëveshjes së deritanishme.

“Unë nuk mora pjesë në seancë për shkak të bojkotit të Kuvendit. Por, nëse ka pasur propozim për ndryshim të anëtarit të Komisionit nga Lëvizja BESA me kuadër të BDI-së, ajo nuk është në pajtueshmëri me praktikën dhe proceset demokratike. Ajo është shkelje e marrëveshjes”, tha Dimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button