Studim: Marrëdhënia e babait ndaj fëmijëve ndikon në jetën e tyre sociale

Prindërit kanë rol kryesor në rritjen e fëmijëve, por edhe formimin e tyre dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Megjithatë, një hulumtim i ri i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë, tregon se baballarët kanë ndikim më të madh në disa pjesë të caktuara të jetës tonë, për shembull – shoqërimin apo tolerancën ndaj njerëzve, shkruan revista “Xhurnal of Jut Adolesens”.

Studimi zbulon se ata fëmijë të cilët janë përjashtuar prej baballarëve kanë anksiozitet më të madh social prej atyre të cilët nuk janë përjashtuar.

“Zbuluam se lënia pas dore nga babai, por jo edhe nga nëna, mund të shkaktojë anksiozitet shoqëror. Baballarët zakonisht nuk janë përfshirë në analizat familjare, kështu që është mjaft e rëndësishme të dimë më shumë për atë se si ata ndikojnë në miqësitë në adoleshencë dhe në vetmi”, vlerëson Hio Nja Mak, i cili është përgjegjës në ekipin për hulumtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button