Goditet klani mafioz “Spada” në Itali, 32 të arrestuar

Operacion kundër klanit “Spada” në Ostia në Itali nga ana e policisë dhe karabinierëve. Janë lëshuar gjithsej 32 urdhër-arreste nga Prokuroria e Romës në kuadër të ligjit anti-mafie. Operacioni është kryer në mëngjes dhe policia ka vënë në pranga si kapot e dyshuar, ashtu edhe dhjetëra persona bashkëpunëtorë të klanit. Mes urdhrave të arrestit është edhe Roberto Spada, tashmë në burg për dhunën fizike ndaj reporterit të Rai 3 dhe vëllai i tij Carmine.

Akuza e Prokurorisë ndaj të dyshuarve, është organizatë kriminale dhe mafioze. Është hera e parë që familja Spada vihet në shënjestër nga shteti italian, por mediat përtej Adriatikut shprehen organi i akuzës kishte dy vjet që hetonte për këtë klan mafioz. Kap[ot dhe bashkëpunëtorët e tyre, akuzohen si “përgjegjës” mes të tjerash, se kanë ngritur, organizuar dhe marrë pjesë në një organizatë kriminale të tipit mafioz në territorin lacial dhe në veçanti në Ostia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button