Ambasadori bullgar në Maqedoni, Petkov: Maqedonia ka mundësi historike që t’i fillojë bisedimet me BE-në

Maqedonia ka mundësi historike që t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian (BE) këtë vit, tha ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Petkov në prezantimin e sotëm të prioriteteve të presidencës bullgare, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se prioritet kyç janë vendet e Ballkanit Perëndimor sepse vendin e kanë në Bashkim, që duhet ta konfirmojë perspektivën evropiane dhe t’i nxisë reformat.

Në të kundërtën, rrezikojmë mosstabilitet, BE nga ana tjetër duhet të ketë dialog politik, të punojë me qeveritë për krijimin e vendeve të punës, lidhjen infrastrukturore mes vendeve, stimulimin e reformave dhe pajtim. Dje dëgjuam porosi inkurajuese në Davos në takimin mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras që i ka ngjall shpresat për zgjidhjen e çështjes së emrit, tha Petkov.

Edhe sipas eurodeputetit, Ivo Vajgëll pritja e Maqedonisë që të marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në është justifikuar. Ai për MIA-n vlerësoi se situata politike është në linjë të lartë dhe se dialogu me Bullgarinë dhe Greqinë është produktiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button