Incident hekurudhor në Milano, 2 të vdekur

Një incident hekurudhor në Pioltello të Milanos është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar dy viktima, dhjetëra të plagosur mes të cilëve 5 në gjendje të rëndë, transmeton Top Channel.

Ngjarja është shënuar rreth orës 06.55 në Cremona,pak para se treni të mbërrinte në stacionin e Lambrate.

Nga ata që ishin në tren tregojnë se pati një ngadalësim të fortë dhe më pas treni ndaloi . “Treni ishte përplasur pas një shtylle”, thotë një dëshmitar për TgCom24, ndërkohë që çdo informacion është paraprak.

Emergjencat bëjnë të ditur se incidenti hekurudhor ka pasur si shkak daljen nga binarët të trenit dhe disa nga vagonët mund të kenë mjaf të plagosur. Në vendngjarje ka mjaft ambulanca dhe zjarrfikëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button