Supermakina e re e Putin, gati në maj

Është parashikuar për në maj debutimin e makinës së re presidenciale të Vladimir Putinit. Automjeti është i gatshëm të hyjë në garazhin e Kremlinit si limuzinë zyrtare e parë e Rusisë së re.

Për momentin janë vetëm disa prototipe që janë fotografuar në fazën e testimit. Vërehet një karroceri që të kujton në pamje të parë një Bentley apo një Rolls Royce, transmeton tch.

Por aspekti më i rëndësishëm është se pas shumë vitesh me makinën e blinduar gjermane “Mercedes Classe S”, personi më i fuqishëm në Rusi, do të udhëtojë me “Made in Russia”.

Automjeti është fryt i projektit “Kortezh” që parashikon krijimin e një platforme për automjetet në cilësi të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button