Këto janë ushqimet kryesore jetësore për njeriun

Vitaminat dhe mineralet janë të rëndësishme për jetën e njeriut po aq sa ajri dhe uji. Ato ndihmojnë në funksionimin e organeve të ndryshme, si dhe mbrojnë trupin nga një sërë sëmundjesh. Zakonisht vitaminat dhe mineralet përfshihen në të njëjtën kategori, por në fakt janë krejt të ndryshme. Vitaminat janë substanca organike të prodhuara nga produktet bimore ose shtazore. Përveç vitaminës D, të cilën njeriu është i aftë ta prodhojë vetë nga rrezet e diellit, asnjë prej vitaminave të tjera nuk prodhohet në organizëm dhe kështu duhet të merren nga ushqimi.

Mineralet, nga ana tjetër, janë elemente joorganike që vijnë nga shkëmbinjtë, toka dhe uji. Megjithatë, mund t’i absorboni ato në mënyrë indirekte nga mjedisi ose ndonjë kafshë që ka ngrënë një produkt bimor të caktuar.

Dy lloje vitaminash

Vitaminat ndahen në dy kategori: vitaminat që treten në ujë – që do të thotë se trupi nxjerr jashtë pjesën që nuk absorbohet – dhe vitaminat që treten në yndyra, ku sasia e mbetur ruhet në mëlçi dhe indet dhjamore si rezerva. Vitaminat që treten në ujë janë 8 vitaminat B (B-1, B-2, B-3, B-5, B-6, B-7, B-9 dhe B-12) dhe vitamina C. Vitaminat që treten në yndyra janë A, D, E dhe K.

Në planetin tonë njihen shumë minerale por vetëm pak prej tyre janë të nevojshme për ne.

Burimet kryesore të vitaminave dhe mineraleve

Mënyra më e mirë për të marrë lloje të ndryshme të vitaminave dhe mineraleve, dhe në sasi të duur, është të ndiqni një dietë të shëndetshme. Këtu duhet të përfshihen të gjitha llojet e frutave dhe perimeve, drithërat, bishtajoret dhe bathët, proteinat dhe bulmeti. Lajmi i mirë është se shumë ushqime përmbajnë burime të shumëfishta të mineraleve dhe vitaminave, prandaj është më e lehtë që t’i merrni ato çdo ditë nga produktet natyrale. Ja cilat janë disa nga burimet ushqimore më të mira të vitaminave dhe mineraleve.

Burimet e vitaminave

Që treten në ujë

B-1: mish i derrit, qumështi i sojës, shalqiri, kungulli

B-2: qumështi, kosi, djathi, drithërat

B-3: mishi, shpendët, peshku, drithërat, kërpudhat, patatet

B-5: mishi i pulës, drithërat, brokoli, avokado dhe kërpurdhat

B-6: mishi, peshku, shpendi, produktet e sojës dhe bananet

B-7:  drithërat, vezët, peshku, produktet e sojës

B-9:  drithërat, shpargu, spinaqi, brokoli, bishtajoret, lëngu i portokallit

B-12: mishi, peshku, qumështi, djathi, qumështi i sojës dhe drithërat

Vitamina C: qitrot, brokoli, specat, spinaqi, luleshtrydhet, domatet dhe lakra Brukseli

 

Që treten në yndyra

Vitamina A: mish viçi, mëlçia, vezët, peshku, karkalecat e detit, qumështi, patatet e ëmbla, karota, kungulli, spinaqi, mango

Vitamina D: Qumështi dhe drithërat, peshku i yndyrshëm

Vitamina E: vajrat vegjetalë, jeshillëqet, drithërat, frutat e thata

Vitamina K: Lakër, vezë, qumësht, spinaq, brokoli, kale

Mineralet

Kalciumi: Kosi, djathi, qumështi, salmoni, jeshillëqet

Magnezi: Spinaq, brokoli, bishtajoret, farat, buka e bardhë

Kaliumi: mishi, qumështi, frutat, perimet, drithërat, bishtajoret

Sodiumi: kripë, salca e sojës, perimet

Krom: mishi, shpendët, peshku, frutat e thata, djathi

Kopër: Gocat e detit, frutat e thata, farat, drithërat, fasulet, kumbullat

Fluori: peshku, çajrat

Jodi: kripa e jonizuar, produktet e detit

Hekuri: mishi i kuq, mishi i shpendëve, frutat, vezët, jeshillëqet, buka

Mangan: frutat e thata, drithërat, çaji, bishtajoret.

Selen: mish, produkte deti, bajame

Zink: mish, gocat e detit, bishtajoret, drithërat

Burimi: Harvard Medical School/ shendeti.com.al.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button