Festimi i golit më i bukur në histori (Video)
Një gol në minutat e fundit u bë shkas i disa skenave të çmendura në Kupën Libertadores, gjatë takimit Oriente Petrolero-Universitario de Deportes, transmeton Top Channel.
Maximiliano Freitas shënoi sapo ishte futur në fushë dhe për të festuar ai u fut në një makinë anës fushës dhe bëri sikur u largua nga stadiumi.
Atij iu bashkuan në makinë edhe disa shokë skuadre, përpara se festën ta vazhdonin në fushë.
Oh how I love the Copa Libertadores… pic.twitter.com/kTg1QXvi0r
— Adam Brandon (@AdamBrandon84) January 23, 2018