Gjermani: Një taliban i dyshuar akuzohet për vrasje të policit afgan
Prokurorët gjermanë kanë nisur akuza për terrorizëm dhe vrasje kundër një anëtari të dyshuar të talibanëve të Afganistanit për pjesëmarrje në vrasjen e një polici afgan, transmeton REL.
Prokurorët federalë kanë thënë se ata janë ngritur padi kundër 20 vjeçarit, Omaid N., në gjykatën e Munihut.
Ai është akuzuar për anëtarësim në një organizatë terroriste, krime lufte dhe shkelje të ligjit për kontrollin e armëve të luftës.
Prokurorët kanë thënë se i dyshuari u është bashkuar talibanëve më 2013, ka rekrutuar anëtarë të rinj dhe ka ndihmuar në transportin e armëve për grupet militante islamiste të paktën një herë.
Ai po ashtu është akuzuar për goditje të policit duke shtënë më pas ndaj tij.
I dyshuari, i cili ka arritur në Gjermani në nëntor të vitit 2013, është arrestuar në maj të vitit të kaluar.
Ai është në paraburgim, në pritje të gjykimit.