Janeva – Stoltenberg: PSP e rëndësishme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Prokurorja Katica Janeva dhe pjesëtarë të tjerë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) gjatë pasdites janë takur me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg. Gjatë takimit Janeva ka njoftuar Stoltenbergin se PSP-ja është e rëndësishme për sundim të së drejtës dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, njofton Portalb.mk.

“Janeva ka theksuar se puna në këtë Prokurori Publike është e rëndësisë parësore për shkak të sigurimit të sundimit të së drejtës dhe kthimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore si një nga pikat kryesore për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO”, thuhet në kumtesën e PSP-së.

Janeva në takim ka thënë se PSP-ja është vendosur që të realizojë qëllimin për të cilin është formuar.

“Në takim prokurorja speciale, Jeneva ka informuar Stoltenberg se PSP-ja ka përgjegjësi institucionale për hetim të veprave kriminale të cilat lidhen dhe dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe se është e vendosur që të realizojë qëllimin për të cilin është formuar PSP-ja”, thuhet në kumtesën.

Në takim, krahas Janevës të pranishëm kanë qenë edhe prokurori, Trajçe Pelivanov dhe Stevço Donev.

http://portalb.mk/496276-konference-e-perbashket-e-te-parit-te-nato-s-stoltenberg-dhe-kryeministrit-zaev-fotovideo/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button