Joshua dhe Parker bëjnë ritualin e zakonshëm, dalin përballë njëri-tjetrit (Video)
Anthony Joshua dhe Joseph Parker janë vënë për herë të parë përballë njëri-tjetrit, para meçit të paralajmëruar që do të zhvillohet në muajin mars. Boksierët e peshave të rënda u takuan për herë të parë në hotelin Dorchester, ndërsa atmosfera vetëm sa ishte nxehur paraprakisht, meqë Parker dhe ekipi i tij kishin thënë se Joshua merrte steroide, shkruan Telegrafi.
Madje kundërshtari i tij e kishte quajtur boksierin britanik “mbret të steroideve”, për këtë arsye 28-vjeçari kishte thënë se nuk do t’ia jepte dorën rivalit të tij.
Sidoqoftë, në fund Joshua dhe Parker dolën ballë përballë para kamerave dhe gazetarëve, dhe padyshim se sytë e tyre shprehnin shumë agresion.
Të dielën është konfirmuar se Parker do të jetë kundërshtari i 21-të i Joshuas.
Dueli ndërmjet të boksierit nga Anglia dhe atij nga Zelanda e Re, do të zhvillohet në Principality Stadium të Cardiffit më 31 mars. Krahas titujve IBF, WBA dhe IBO të AJ, në garë është vënë edhe titulli WBO i Parkerit.
? First Joshua vs Parker face-off #JoshuaParker pic.twitter.com/Z1W9st4KWE
— Coral Barry (@Coral__Barry) January 16, 2018