Afganistan: Nga një sulm me predhë janë vrarë pesë vetë

Së paku pesë vetë janë vrarë dhe afro 45 të tjerë janë plagosur nga një sulm me predhë në një treg në pjesën veriore të Afganistanit.

Në mesin e të plagosurve nga sulmi i sotëm në provncën Fariab ka pasur edhe gra e fëmijë, kanë thënë zyrtarët, transmeton REL. 

Një zëdhënës i policisë lokale tha se tri predha kanë rënë në tregun javor në një qark të kësaj province, sot gjatë mëngjesit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithqë për zyrtarët lokalë të dyshuar janë militantët talibanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button