The Telegraph: Tirana mes 10 qyteteve më me diell në Evropë
Ndërkohë që dielli bëhet më i dëshiruar për shkak të mungesës së tij gjatë mujave të dimrit, normalisht do të kërkoni një vend me më shumë ndriçim, shkruan e përditshmja britanike “The Telegraph” në një artikull ku rendit 10 qytetet evropiane që kanë më shumë orë diell në vit dhe që në vend të tetë ndodhet Tirana.
Sipas një studimi të kryer nga faqja e internetit e dedikuar për motin “Current Results”, qytetet britanike janë nga më pak të ndriçuarat në Evropë.
Kjo faqe i sugjeron britanikëve 10 destinacione që kanë më shumë orë diell në vti. Sipas të dhënave Malta është në vend të parë me 2 957 orë diell në vit.
Por në këtë renditje gjejmë edhe Tiranën me Podgoricën, respektivisht në vend të tetë dhe të 10.
Madje “The Telegraph” thekson se duke pasur parasysh krizën mes paudnit dhe euros këto dy destinacione të Evropës Lindore mund të jenë mundësia ideale për t’u mbushur plot vitaminë D pa shpenzuar shumë para.
10 qytetet më me diell në Evropë
Valeta, Maltë – 2 957 (orë diell në vit)
Marsejë, Francë – 2 858
Lisbonë, Portugali – 2 799
Madrid, Spanjë – 2 769
Athinë, Greqi – 2 771
Nisë, Francë – 2 724
Monako – 2 724
Tiranë, Shqipëri – 2 544
Barcelona, Spanjë – 2 524
Podgorica, Mali i Zi – 2 480