Hungari, zgjidhet presidenti i ri

Disa nga partitë e opozitës e bojkotuan seancën e votimit në parlament, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Jobbik votoi kundër tij. Por partia Fidesz ka dy të tretat në parlamentin e vendit, kështu që zoti Ader fitoi me lehtësi në votim. Ader, me profesion jurist, është aleat i ngushtë i kryeministrit Viktor Orban dhe ka qenë për tre vjet anëtar i Parlamentit Evropian.

Kritikët ankohen për lidhjen e tij të ngushtë me zotin Orban, duke thënë se ai nuk do ta bëjë siç duhet detyrën, për shkak të miqësisë me kryeministrin. Presidenca e Hungarisë është kryesisht ceremoniale, por personi në këtë post ka përgjegjësinë e nënshkrimin të ligjeve.

Presidenti gëzon autoritetin ta hedhë poshtë një ligj, duke ia çuar atë përsëri për rishqyrtim parlamentit, ose Gjykatës Kushtetuese. Zoti Ader pason ish-presidentin Pal Schmidt, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar pasi Universiteti Semmel-Weis i Budapestit ia hoqi doktoratën e vitit 1992, pasi zbuloi se pjesa më e madhe e punimit shkencor ishte plagjiaturë./botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button