“Megjashi”: Janë shkelur të drejtat e fëmijëve në çerdhen e Shkupit “Koço Racin”

“Janë shkelur të drejtat e fëmijëve nga grupi i parë i vogël nga çerdhja “Koço Racin” në Shkup, në të cilin pa arsyetim u është ndryshuar edukatorja nga  ana e u.d. drejtoreshës së re, duke mos e marrë parasysh mendimin e prindërve dhe interesin më të mirë të fëmijëve”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Parë për Fëmijë “Megjashi”, njofton Portalb.mk.

Për atë, për këtë organizim për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve u japin përkrahje prindërit, të cilët në konferencë të përbashkët për shtyp me “Megjashi”, kërkuan nga institucionet që të mos e injorojnë rastin dhe të reagojnë në interes të fëmijëve. Ata thonë se prindërit, janë të mësuar me edukatoren e tyre dhe vetëm sa e kanë mbaruar procesin e adaptimit.

Prindërit janë drejtuar deri te Komuna Qendër, nën kompetencën e së cilës është çerdhja, nga ku kanë marrë përgjigje se drejtoresha vendos për ndryshime kadrovike. Nga ministrja e Punës  dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, nuk kanë marrë përgjigje, pas së cilës  janë drejtuar te Sektori për Mbrojtjen e Fëmijëve në MPPS.

Inspektorja e këtij sektori, tha njëri nga prindërit, Jovana Andovovska, ka qenë e ashpër dhe ka thënë se e vetmja gjë që është e rëndësishme është që fëmijët të jenë nën kujdes në çerdhe dhe se të njëjtit do të adaptohen edhe me edukatoren e re.

Prindërit mendojnë që, pasi që institucionet, nuk anë pasur kurrfarë interesi, thirrja publike do t’i obligojë që të reagojnë në interes të fëmijëve.

Dragi Zmijanac, nga “Megjashi”, u rekomandon që të drejtohen deri te Avokati i Popullit. Organizata qytetare, thotë se do t’i përkrahë të gjithë prindërit të cilët përballen me këso ngjarje, ku shkelen të drejtat e fëmijëve.

Më shumë prindër të fëmijëve nuk i dërgojnë fëmijët në çerdhe derisa ashtu siç thonë, nuk zgjidhet problemi, ndërkaq ata prindër të cilët nuk kanë se ku t’i dërgojnë fëmijët, i kanë dërguar të njëjtit në çerdhe me porosi se e kërkojnë edukatoren e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button