Panik në Bagdad për shkak të tërmetit, tronditje e fortë edhe në Iran
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/05/termet-e1496488378510.jpg?fit=650%2C366&ssl=1)
Një tërmet me intensitet prej 5,5 ballësh sipas shkallës Rihter e tronditi Bagdadin dhe pjesën qendrore të Irakut.
Sipas mediave lokale, tërmeti dhe tronditjet e njëpasnjëshme shkaktuan panik në qendrën e Bagdadit ku banorët dilnin jashtë ndërtesave.
Nuk ka raport për viktimat apo dëmet materiale. Televizioni iranian njoftoi se ekipet e shpëtimit pas tërmetit janë dërguar në krahinën Kermanshah në kufi me Irakun.
Vitin e kaluar në tërmetin në Kermanshah humbën jetën 620 persona dhe u lënduan disa mijëra vetë.