Maqedoni, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve
Me 69 vota “për” dhe asnjë “kundër” apo “të përmbajtur”, në mungesë të VMRO-DPMNE-së, në Kuvendin e Maqedonisë është votuar propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, njofton Portalb.mk.
Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.
- LEXO: Ja çfarë thotë Grubi pas votimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve
- LEXO: VMRO-DPMNE reagon për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve
- LEXO: Edi Rama për ligjin e gjuhëve në Maqedoni: arritje historike!
- LEXO: RDK: Urime shqiptarë për sjelljen e ligjit të gjuhës shqipe
- LEXO: Gjykatësi kushtetues, Osman Kadriu: ligji i gjuhëve tregon se si të zbatohet gjuha shqipe!
- LEXO: Zendeli: Besa votoi pro ligjit për përdorimin e gjuhëve edhe pse nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe
Siç theksohet në sqarimin e Ministrisë së Drejtësisë, me ligjin parashikohet në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridik të cilët ushtrojnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet e tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetin e saj, (gjuha shqipe).
Mendim për përdorimin e gjuhës shqipe në paratë dhe uniformat, me kërkesë të Qeverisë duhet të japë Komisioni i Venecias.
- LEXO: Maqedoni, ja detajet çfarë përmban ligji për gjuhët (gjuhën shqipe)
- LEXO: A mund ta bllokojë veto-ja e presidentit Ivanov, ligjin për përdorimin e gjuhëve?
Sot, gjithashtu Kuvendi i Maqedonisë me 65 vota “për” dhe asnjë “kundër” e ka zgjedhur për gjykatës kushtetuese Darko Kostadimovskin, ndërkaq me 68 vota “për” dhe asnjë “kundër” për gjykatës kushtetues është zgjedhur Osman Kadriu, transmeton Portalb.mk.
Zgjedhja e Darko Kostadinovskit dhe Osman Kadrirut për gjykatës kushtetues janë me propozim të presidentit Gjorge Ivanov. Kostadinovski dhe Kadriu vijnë në vendet e gjykatëseve Natasha Gaber Damjnanovska dhe Gëzime Starovës, të cilave mandati u përfundoi në tetor të këtij viti.
Gjuha shqipe në këtë sistem shtetëror do të mbatet gjithnjë gjuhë e përkthyer!
Kursi per mesimin e gjuhes shqipe duhet te fillohet nga Artan Grubi, sepse nuk e shqipton dot shkronjen q dhe shkronjen xh e perdor gabimisht.