“Tvrdokornit” sërish paralajmërojnë protesta: Qeveria dhe Kuvendi janë jolegjitime

Iniciativa qytetare “Tvrdokorni” bashkë me Forcat e Bashkuara Maqedonase (FBM), lëvizja “Rilindja” dhe Kongresi Botëror Maqedonas sërish kanë ftuar në revoltë qytetare, apo siç e quajnë ata padëgjueshmëri qytetare si mjet me anë të së cilit do t’u kundërvihen dhunës politike ndaj popullit maqedonas, njofton Portalb.mk.

Nga atje theksojnë se ditët në vijim, javët dhe muajt, deri sa Maqedonia nuk i kthehet popullit maqedonas, opinionit të gjerë do t’u jepen udhëzime për mënyrën e shprehjes së revoltës qytetare.

Nga “Tvrdokornit” sqaruan më tej se kjo fushatë për mosnënshtrim qytetar do të udhëhiqet kundër forcave të brendshme, si partitë, organizatat, dhe individë të cilët kryejnë veprimtari në realizimin e planeve për zhdukjen e kombit maqedonas.

Përndryshe, e ashtuquajtura shoqatë “Tvrdokorni” (kokëfortët) e cila në pranverën e 2017-s protestonte kundër Platformës Shqiptare para Qeverisë së Maqedonisë me muaj të tërë, më 22 nëntor kanë protestuar edhe kundër ligjit të gjuhëve para selisë së VMRO-DPMNE-së dhe para Kuvendit të Maqedonisë.

Përgjatë protestës së 22 nëntorit, “kokëfortët” e kanë shpallur kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski si tradhtarë ndërkaq, kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov e cilësuan si qyqar.

Ndryshe, iniciativa “Tvrdokorni” është lëvizje e afërt me VMRO-DPMNE-në e cila hyri dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, kur rrahën deputetë, gazetarë dhe demoluan gjithçka që gjetën rreth tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button