Mickoski konsulton anëtarët për kthimin e VMRO-së në Kuvend

VMRO-DPMNE nesër në koordinimin brendapartiak do të vendosë nëse do të kthehet në Kuvend ose jo. Për pushtetin, vendi i opozitës është në Parlament. Është e paqartë se si VMRO-DPMNE-ja do të funksionojë, sepse partia është e ndarë tashmë në dhjetë grupe parlamentare dhe një pjesë e deputetëve janë në paraburgim për ngjarjet e 27 prillit. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, për Alsat M thotë se nesër partia do të mbajë një takim koordinues për të vendosur se si do të veprojë më tej. Ai nuk deshi as ta konfirmojë, e as të përgënjeshtrojë zërat se deputetët e partisë së tij, nesër mund kthehen në Kuvend.

Nesër do të kemi koordinim dhe do të vendosim se çfarë hapash do të ndërmarrim në të ardhmen. Në këtë moment nuk mundem të them asgjë më shumë- deklaroi kryetar i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button