Ramiz Merko në aksion për rrugët

Vetë kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, kishte dalë të inspektojë punimet rehabilituese në magjistralen e liqenit, e cila për një kohë të gjatë ishte në një gjendje të pa lakmueshme.

Kryetari i Komunës së Strugës, thotë se me fondet e pushtetit vendor po ndërhynë në një rrugë magjistrale për të cilën duhet të kujdeset Ndërmarrja e rrugëve “Makedonia Pat” dhe jo Komuna e Strugës .

”Ne si Komunë ndamë mjete nga fondi ynë me qëllimin e vetëm që t’i kursejmë qytetarët dhe shoferët nga kjo rrugë e dëmtuar edhe pse të tjerët do të duhej të kujdesen dhe ta mirëmbanin atë. Ndërhyrja në rrugën e liqenit do të shtrihet deri në dalje të qytetit dhe bëhet në funksion të rregullimit të kësaj rruge të frekuentuar, tani në prag të sezonit turistik”, thekson Merko.

Krytari i Komunës së Strugës, gjithashtu siguron se gjatë këtij viti pjesa më e madhe e rrugëve të brendshme të qytetit, do t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje të gjerë ri sistemimi dhe asfaltimi, me qëllimin e vetëm që gradualisht rrugët e qytetit në pjesët ku hasen probleme të rikthehen në normalitet. ”Ne si pushtet vendor gjithmonë kemi qenë dhe jemi në shërbim të qytetarëve dhe nga ky angazhim ne nuk lëkundemi asnjëherë dhe me asnjë çmim”, përfundon kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button